ÇFARË NËNKUPTOJMË ME NGROHËS ELEKTRIK UJI ME TEKNOLOGJI HIBRIDE?
Një ngrohës uji me teknologji hibride kombinon me efiçencë energjinë elektrike dhe energjinë e ajrit, në sajë të inteligjencës hibride. Krahas kësaj, me funksionin e ri i-Memory është e mundur të optimizohet performanca e tij bazuar në zakonet e përdorimit të ujit, duke shfrytëzuar maksimalisht energjinë dhe duke kursyer kostot.
CILI TIP I NGROHËSIT ELEKTRIK TË UJIT MË LEJON TË KEM KURSIMET MAKSIMALE EKONOMIKE?
Ngrohësi i ujit më efiçent në treg është Lydos Hybrid, i pari ngrohës elektrik uji me teknologjinë hibride të klasës A. Krahasuar me ngrohësin elektrik të ujit më efiçent të klasës B, me Lydos Hybrid do të keni një kursim të energjisë me 50%. Kursimet rriten në rastin e krahasimit me një ngrohës uji të zakonshëm të një klase më të ulët energjie.
CILËT NGROHËS ELEKTRIKË UJI MUND TË INSTALOHEN HORIZONTALISHT?
Ngrohësi i vetëm i ujit me shumë pozicione aktualisht në katalog është Velis. Disa prej modeleve të tjera mund të blihen në modelin vertikal ose horizontal.
A ËSHTË E MUNDUR TË INSTALOHET HORIZONTALISHT UJËNGROHËSI ME POMPË NXEHTËSIE NUOS?
Asnjë prej modeleve Nuos aktualisht në katalog nuk mund të instalohet horizontalisht.
SA SHPESH DUHET TË KRYHET MIRËMBAJTJA PERIODIKE E NGROHËSIT TË UJIT?
Kontrollet dhe mirëmbajtja e ngrohësit të ujit duhet të kryhen në intervalet e treguara tek dokumenti i udhëzimeve teknike për përdorim dhe mirëmbajtje, të bëra të disponueshme nga instaluesi.
PSE RRJEDH UJË NGROHËSI ELEKTRIK I UJIT NGA VALVULA E SIGURISË NDËRSA I MËPARSHMI NUK RRIDHTE?
Kur ngrohet uji brenda ngrohësit, rritet vëllimi i tij dhe rrjedhimisht rritet edhe trysnia brenda ngrohësit të ujit, dhe më përgjithësisht në sistemin e shkarkimit të ujrave. Valvula e sigurisë, që është një pajisje që parandalon rritjen e trysnisë së tepërt, mund të futet në veprim duke shkarkuar jashtë një sasi të vogël uji, për të mbajtur trysninë brenda vlerave të sigurta. Për pasojë, rrjedhja me pika është një fenomen normal, që nxjerr në pah ndërhyrjen e duhur të valvulës së sigurisë në kushtet e trysnisë së lartë dhe që parandalon situatat e rrezikshme të mundshme edhe për produktin edhe për përdoruesin. Në çdo rast, për ndreqjen e problemeve praktike të lidhura me rrjedhjen e pikave nga valvula e sigurisë, është e këshillueshme të kontaktohet një teknik.
CILA ËSHTË DIFERENCA NDËRMJET NJË POMPE NXEHTËSIE ME DEPOZITË DHE NJË POMPE NXEHTËSIE ME VEPRIM TË MENJËHERSHËM?
Të dy, edhe ujëngrohësit me veprim të menjëhershëm edhe ujëngrohësit me depozitë prodhojnë ujë të nxehtë, por karakteristikat dhe vetitë e tyre ndryshojnë. Ka 3 lloje të ujëngrohësve elektrikë me veprim të menjëhershëm: mekanik, elektronik dhe digjital. Tipi mekanik i ngrohësit është më pak i kushtueshmi dhe ka kontroll të automatizuar. Tipi elektronik ju lejon të kontrolloni funksionin e vendosjes së fuqisë ndërsa lloji digjital ka një panel për tregimin e temperaturës krahas kontrollit të vendosjes së fuqisë. Ujëngrohësi me veprim të menjëhershëm funksionon me një element 3-3.3kw dhe zakonisht funksionon për pikat me furnizim individual, rrjedhimisht nëse keni dy banjo, do t’ju duhen dy ujëngrohës me veprim të menjëhershëm. Ndryshe nga ujëngrohësi me depozitë, ujëngrohësi me veprim të menjëhershëm nuk kërkon para-nxehje përpara përdorimit sepse e prodhon menjëherë ujin e nxehtë. Temperatura e ujit mund të ndryshojë sipas trysnisë së ujit. Për shembull, nëse është e ulët trysnia e ujit, mund ngrihet temperatura e tij dhe anasjelltas. Jetëgjatësia mesatare e një ujëngrohësi me veprim të menjëhershëm është nga 3 deri në 5 vjet. Një ujëngrohës me depozitë ka një depozitë të brendshme për depozitimin e ujit. Kapaciteti i tij varion nga 15 litra deri në 100 litra. Depozita e brendshme mund të jetë prej bakri ose çeliku. Ajo funksionon me një element 1.5kw deri në 3kw dhe mund të furnizojë me ujë të nxehtë më shumë se një pikë (sistem me shumë pika), që do të thotë se mund të furnizojë me ujë të nxehtë njëkohësisht më shumë se një banjo dhe një kuzhinë. Një mikser përdoret për rregullimin dhe mbajtjen konstante të temperaturës kështu që nuk ndikohet nga ndryshimi i trysnisë së ujit. Megjithatë, përpara se të përdoret, uji i depozituar duhet të nxehet paraprakisht. Për kursimin e energjisë dhe pengimin e humbjes së nxehtësisë, ndërmjet depozitës dhe veshjes së jashtme të ngrohësit vendoset izoluesi. Ngrohësi i ujit me depozitë përmban gjithashtu një termostat automatik për stakimin e furnizimit me energji kur arrin temperaturën e paracaktuar. Rrjedhimisht, konsumi shtesë i energjisë elektrike për ndezjen e ngrohësit gjatë gjithë ditës është i papërfillshëm. Jetëgjatësia mesatare e ngrohësit të ujit me depozitë është rreth 5 deri në 7 vjet.
SI DO TË LLOGARITET KONSUMI I ENERGJISË ELEKTRIKE PËR NJË NGROHËS UJI?
Formula për llogaritjen e konsumit të energjisë:
Kosto e energjisë elektrike = Fuqia (kw) x Koha e Përdorimit (orë) x Tarifa e Energjisë Elektrike.
Llogaritja e mësipërme nuk merr në konsideratë faktorë të tjerë si kapaciteti i ngrohësit të ujit, frekuenca e larjes për përdorues dhe temperatura fillestare e ujit në depozitë.
SA KOHË DUHET PËR RIKUPERIMIN E UJIT TË NGROHTË?
Për ujëngrohësit me veprim të menjëhershëm, rikuperimi i ujit të ngrohtë është i menjëhershëm.
Shpejtësia e rikuperimit për ujëngrohësit me depozitë ndryshon sipas fuqisë së ngrohësit.
Shpejtësia fillestare e rikuperimit:
a) Temperatura në hyrje = 25 gradë Celcius ose 77 gradë Fahrenheit
b) Temperatura e larjes = 42 gradë Celcius ose 108 gradë Fahrenheit
Shpejtësia e rikuperimit në galon/orë (Kapacitet i vogël – 1.5kw)
= Andris2/Andris Lux (1500) / 2.42 x (108 – 77)
= 20 galon/orë = 1.3 litra/min.
Shpejtësia e rikuperimit galon/orë (Kapacitet më i madh – 2.5kw)
= Andris Slim (SL)/PRO1 R/PRO1 R Inox/PRO R Slim (2500) / 2.42 x (108 – 77)
= 33 galon/orë
= 2.1 litra/min
SI MUND TË ZGJEDHIM NJË UJËNGROHËS ME PARAMETRA TË PËRSHTATSHËM?
Më poshtë vijon një ilustrim i thjeshtë sesi të masësh dhe zgjedhësh një ngrohës uji të përshtatshëm.
Supozimet:
Temperatura normale e larjes = 40 gradë C.
Temperatura e hyrjes së ujit të ftohtë = 25 gradë C.
Temperatura maksimale e lejuar TUV/SUD/PSB = 77 gradë C.
Vendosja e temperaturës maksimale Ariston = 70 gradë C.
Vendosja e temperaturës maksimale të ngrohësit për versionin US = 60 gradë C.
Llogaritja e përqindjes së ujit të ngrohtë të kërkuar për përzierjen me ujë të ftohtë:
[(ujë i përzier) – (ujë i ftohtë)] / [(ujë i nxehtë) – (ujë i ftohtë)]
= [40 – 25] / [70 – 25]
= 15 / 45
= 33% e përzierjes është ujë i nxehtë (për ngrohësin Ariston)
Sasia e ujit të përzier të prodhuar në temperaturën 40 gradë C:
Ariston (30 litra):
33/30 = 100/x
x=91 litra
Ariston (50 litra):
33/50=100/x
x=152 litra
Nga programi i matjes, kuptojmë se sasia e ujit të ngrohtë (40 gradë C) prodhuar për larje nuk varet vetëm nga kapaciteti i depozitës por edhe nga temperatura e paravendosur.
SI DUHET TA MIRËMBAJMË NJË NGROHËS UJI PËR TË ZGJATUR JETËGJATËSINË E TIJ?
Mirëmbajtja e zakonshme e ngrohësit të ujit mund t’ju sigurojë shumë vite pa probleme me ngrohësin. Ka disa pika që duhet t’i mbani në vëmendje:
1. Mbajeni larg benzinën ose materialet e tjera të djegshme nga vendi i ujëngrohësit.
2. Nuk është e pazakontë që ujëngrohësit të bëjnë një zhurmë fishkëllyese kur punojnë, edhe kur janë të rinj. Megjithatë, ju duhet të kontaktoni specialistin tuaj ose qendrën e shërbimeve nëse rritet shumë niveli i zhurmës ose fishkëllimës sepse kjo zhurmë mund të shkaktohet nga ndonjë pjesë e ngrohësit që duhet të ishte pastruar.
3. Qëllimi i anodës së magnezit është neutralizimi i rrymave galvanike endacake, duke parandaluar kështu gërryerjen. Rrjedhimisht, është e këshillueshme të zëvendësohet rregullisht kjo anodë në seritë Andris2, SL/SL2, PRO R Slim, PRO1 R SIN, PRO1 R Inox dhe PRO RS J, p.sh. çdo dy vjet. Ju lutem kontaktoni qendrën tonë të shërbimeve për marrjen e këtij shërbimi me pagesë.