ARISTON ME NJË VËSHTRIM

Ariston është specialisti global në ngrohje dhe ngrohjen e ujit. Ai u ofron njerëzve në të gjithë botën një gamë të gjerë produktesh inovative dhe mbrojtëse të energjisë, të dizenjuara për të përmirësuar dhe thjeshtuar jetën në shtëpi duke qenë të dallueshme për:

  • CILËSINË E QËNDRUESHME
  • E RINOVUESHME DHE ME EFICENCË TË LARTË
  • KUJDESË PËR SHTËPINË DHE PLANETIN
 

Në Ariston, ne zhvillojmë teknologjitë më të fundit, më efikase në zgjidhje të aksesueshme dhe të lidhura që përdorin sa më pak energji dhe janë të dizajnuara për instalim, funksionim dhe mirëmbajtje të lehtë.

Krijimi i produkteve që gjenerojnë ngrohje dhe ujë të nxehtë në mënyrën më efikase dhe të rinovueshme të mundshme, cilido qoftë burimi i tyre i energjisë, është sfida që i vendosim vetes çdo ditë.

Me origjinë italiane, ne e vlerësojmë shtëpinë si qendër të familjes, ndaj sigurohemi që çdo komponent të jetë i sigurt dhe i besueshëm, që çdo produkt të mund të konfigurohet për nevojat e çdo familjeje, të mbështetet nga këshillat dhe shërbimi i ekspertëve gjatë gjithë jetës së tij si dhe të duket mirë edhe në ambjentet më elegant.

Ariston i përket Grupit Ariston, një lider botëror për komoditetin termik.
Klikoni këtu për të vizituar faqen e internetit të Grupit Ariston për të mësuar më shumë rreth tij.

  • 1930
    ariston-fondazione
    KRIJIMI
    Aristide Merloni krijon shoqërinë “Industrie Merloni” në Rajonin Marche të Italisë, dhe fillon prodhimin e peshoreve.
  • 1960
    ariston-riscaldamento-acqua
    NGROHJA E UJIT
    Lançohet marka jonë dhe fillon prodhimi i ngrohësve elektrikë të ujit.
  • 1980
    ariston-riscaldamento
    NGROHJA
    Konsolidojmë tregun tonë për ngrohjen e ujit dhe fillon prodhimi i bolierëve.
  • 1990
    ariston-espansione-globale
    SHTRIRJE GLOBALE
    Me lançimin në Kinë, Azinë Juglindore dhe Rusi, fillojmë evolucionin tonë drejt një marke globale.
  • 2000
    ariston-rinnovabile
    I RINOVUESHËM
    Zhvillojmë dhe lançojmë me sukses modelin tonë të ri të pompave të nxehtësisë, që shënon zhvillimin drejt teknologjisë së qëndrueshme dhe inovative të ngrohjes.
  • 2016
    ariston_net_circle
    2016. EVOLUCIONI I NDËRLIDHJES
    Në sajë të Aplikacionit të sapokrijuar Ariston NET, ju mund të kontrolloni produktet Ariston vetëm nëpërmjet zërit nga telefoni smart dhe të merrni një shërbim teknik 24 orësh për 7 ditë të javës. Ariston është një pioner në zbatimin e teknologjive më të fundit në një shtëpi me pajisje të ndërlidhura.
  • 2018
    Brand_Ariston_WhoWeAre_ACC_circle
    SFIDA E KOMODITETIT ARISTON
    Për të pasqyruar me sukses misionin e shoqërisë për sjelljen e komoditetit aty ku duket e pamundur për tu arritur, Ariston lançon “Sfidën e Komoditetit Ariston”, fushatën e parë globale për markën që i shpreh më mirë vlerat thelbësore të Grupit: inovacionin, komoditetin, qëndrueshmërinë dhe efiçencën e energjisë.
  • 2021
    Timeline_100x100
    RIFRESKIM BRANDI
    Përcaktimi i një identiteti të ri vizual për t'u afruar më shumë me klientët tanë dhe për të përcjellë më mirë angazhimin tonë ndaj qëndrueshmërisë. Një shenjë e përkushtimit tonë të vendosur për të respektuar gjithçka që na rrethon.
VLERAT Ariston