Komoditeti termik në shtëpi në sajë të teknologjive më inovative dhe miqësore ndaj mjedisit

ariston | modified: August 29, 2023

Rritja e çmimeve të energjisë po e bën gjithnjë e më të rëndësishme gjetjen e mënyrave për të kursyer shpenzimet e ngrohjes dhe kondicionimit të ajrit. Megjithatë, dëshira e njerëzve për zgjidhje të qëndrueshme ka sjellë rritje të interesit për teknologjitë e gjelbërta që mund të ofrojnë komoditet termik të përmirësuar në shtëpi me ndikim minimal në mjedis. Por si duhet të veprojmë për këtë? Cilin prej shumë sistemeve në treg duhet të zgjedhim? Le të zbulojmë së bashku në këtë mini-udhëzues të dobishëm disa prej zgjidhjeve më inovative dhe të përballueshme që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të planetit ku jetojmë dhe në të njëjtën kohë kursejnë faturat e energjisë.


**********


1. Pompat e nxehtësisë

Pompat e nxehtësisë janë një alternativë e shkëlqyeshme e gjelbër ndaj sistemeve tradicionale të ngrohjes sepse bëjnë të mundur transferimin e nxehtësisë nga një burim i rinovueshëm i nxehtësisë, duke gjeneruar energji të dobishme si për ngrohjen ashtu edhe për ftohjen e shtëpisë, një avantazh i konsiderueshëm për sa i përket qëndrueshmërisë mjedisore dhe ekonomike!

Ariston ofron lloje të ndryshme të pompës së nxehtësisë për të plotësuar të gjitha nevojat: nga ato për furnizimin me ujë të ngrohtë në shtëpi, te sistemet inovative plotësisht me efiçiencë të lartë që edhe mund të ftohin, edhe mund të ngrohin ujin dhe ambientin.



2. Kaldaja me kondensim

Kaldajat me kondensim janë një tjetër zgjidhje e gjelbër sepse ato ripërdorin një pjesë të nxehtësisë që përmbahet në gazin e tymit që përndryshe do të humbiste në atmosferë. Përveç uljes së nivelit të emetimeve të dëmshme në mjedis me 75% krahasuar me kaldajat tradicionale të vjetra (sipas të dhënave të Bashkimit Evropian), ato ofrojnë kursime të kostos së energjisë deri në 35%. Klikoni këtu për të gjetur kaldajën me kondensim Ariston më të përshtatshme për ju.



3. Sistemet e energjisë diellore

Konsideruar nga shumë si burim i energjisë së gjelbër par ekselencë, sistemet e energjisë diellore na mundësojnë të transformojmë energjinë nga dielli në energji elektrike për ngrohjen e shtëpisë dhe prodhimin e ujit të ngrohtë në shtëpi, madje edhe në zona gjeografike që nuk janë shumë të ngrohta. E gjithë kjo me kursime të menjëhershme në faturat e shërbimeve dhe pa prodhuar emetime të CO2!