5 këshilla për një stil jete më të qëndrueshëm

ariston | modified: August 29, 2023

Qëndrueshmëria është bërë një koncept që të gjithë duhet ta marrim parasysh në jetën tonë të përditshme. Në fakt, vendimi për të zvogëluar përdorimin e burimeve natyrore është një angazhim që është i domosdoshëm për ruajtjen e shëndetit të planetit ku jetojmë dhe për të siguruar një të ardhme për të. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kemi një mënyrë jetese më të qëndrueshme, që kujdeset për mjedisin, i cili përpiqet të shmangë ose të paktën të zvogëlojë humbjet duke përdorur burime natyrore në mënyrë më inteligjente. Mund të fillojmë duke privilegjuar burimet e ripërtëritshme dhe të pashtershme të energjisë.

Ja 5 këshilla se si të bëni tuajën një mënyrë jetese më të qëndrueshme pa sakrifikuar komoditetin.

***


1. Merrni një kaldajë me kondensim

Tani është e ditur se shumica e ndotjes atmosferike në qytetet tona vjen për shkak të emetimeve të dëmshme të gazrave të humbura nga sistemet e ngrohjes. Pra, nëse po përballeni me problemin e zgjedhjes së një kaldaje dhe dëshironi të keni një mënyrë jetese më të qëndrueshme, këshilla jonë është të zgjidhni një model me kondensim që ri-përdor nxehtësinë e fshehtë duke e kthyer atë në energji dhe duke zvogëluar emetimet e oksideve të azotit (veçanërisht monoksid azoti) në ajër.
Për të mos përmendur faktin se shndërrimi i nxehtësisë së fshehtë në energji na mundëson të ulim konsumin e energjisë elektrike me rreth 20%. Klikoni këtu për të gjetur modelin më të përshtatshëm të kaldajës me kondensim Ariston për nevojat dhe zakonet tuaja.


2.… ose një pompë nxehtësie për të ngrohur dhe ftohur në mënyrë më të qëndrueshme

Nëse po kërkoni një burim të ripërtëritshëm dhe të pashtershëm energjie, duhet të merrni në konsideratë pompat e nxehtësisë, të cilat përdorin nxehtësi natyrore (më shpesh ajrin, por edhe ujin ose dherat) për të prodhuar energji. Blerja e një pompe nxehtësie do të thotë të kesh mbi 70% të kërkesës vjetore të nxehtësisë të marrë nga natyra. Hidhini një sy pompave të nxehtësisë të Aristonit këtu.


3. Zgjidhni një termostat inteligjent

Mbase jo shumë e dinë këtë, por tani ka një numër modelesh inteligjente termostati në treg, si për shembull Cube S NET nga Ariston, i cili duke u lidhur përmes internetit me shërbimin lokal të parashikimit të motit mund të sigurojë që shtëpia të nxehet në mënyrë të efektshme gjatë gjithë ditës.



4. Mbani temperaturat e ulëta

A e dini se mbajtja e temperaturës së ujit të nxehtë pak më ulët nga sa jemi mësuar, midis 30° dhe 55° C, bën të mundur kursimin e deri në 20% në vit në faturat e energjisë? Zbulojeni vetë!



5. Shfrytëzoni energjinë diellore

Pse të mos shfrytëzojmë energjinë e diellit për të ngrohur shtëpinë dhe ujin? Me përdorimin e paneleve diellore në fakt është e mundur të thithet energjia e prodhuar nga dielli dhe të shndërrohet në një burim termik.