Në dimër, me ngrohjen të ndezur, faturat e gazit dhe energjisë elektrike duket se dalin jashtë kontrollit tonë. Megjithatë, me një kujdes minimal dhe disa këshilla nuk është aspak e vështirë të arrihet reduktimi i shpërndarjes së nxehtësisë dhe kursimi i kostove të ngrohjes. Le ta zbulojmë këtë me Ariston, specialistin e ngrohjes, dhe të sjellim komoditet në çdo dhomë të shtëpisë si dhe të kursejmë me faturat në të njëjtën kohë. ***** 1. Zvogëloni hapësirën nën derën e jashtme Provoni të bëni këtë gjë: përkuluni dhe shihni hapësirën boshe midis derës së jashtme dhe dyshemesë: nëse nga jashtë hyn dritë, kjo do të thotë se hapësira është shumë e madhe dhe lejon futjen e ajrit të ftohtë në shtëpi, duke shpërdoruar kështu shumë nga nxehtësia juaj. Nëse është kështu, zgjidhja është shumë e thjeshtë: duhet të shtrëngoni vetëm kunjat e menteshave për të rregulluar lartësinë e derës dhe për të zvogëluar boshllëkun. Megjithatë, nëse dera juaj nuk ka këtë lloj rregullimi, mund të vendosni një shirit alumini (me të njëjtën përmasa sa boshllëku) në pjesën e poshtme të derës. 2. Eliminoni rrymat e ajrit nga kutitë elektrike Ndoshta jo të gjithë e dinë se kutitë e prizave të energjisë janë një nga shkaqet kryesore të rrymave të ajrit. Ato mund të kenë zgavra muri që fusin ajrin nëpër dhoma të ndryshme në shtëpinë tuaj. Për të eleminuar këtë problem, thjesht hiqni pllakën e përparme nga kutia e prizës dhe mbushni hapësirat bosh me material izolues. 3. Përdorni termostate të programueshëm Termostatët e programueshëm mund të japin kursime të konsiderueshme. Duke vendosur termostatin në rreth 15 gradë për të paktën 8 orë të ditës (natën ose kur nuk jemi brenda në shtëpi) mund të optimizojmë funksionimin e sistemit tonë të ngrohjes dhe të ulim ndjeshëm kostot e ngrohjes. Dhe modelet më të fundit Wi-Fi si p.sh. CUBE S NET të Ariston përdorin internetin për të përcaktuar temperaturën e jashtme në mënyrë që ngrohja e shtëpive të rregullohet në mënyrë më efiçiente. 4. Bllokoni dyert dhe dritaret me dy fletë Duhet gjithmonë të kujtojmë të bllokojmë dyert dhe dritaret me dy fletë me vidat e tyre: mbyllja e tyre me çelës nuk është e mjaftueshme. Sepse nëse nuk i bllokoni në pjesën e poshtme (dhe në rastin e dyerve gjithashtu edhe në pjesën e sipërme) dhe jashtë moti është me erë, ato mund të lejojnë futjen e ajrit të ftohtë nga jashtë, duke ulur kështu efiçiencën e sistemit të ngrohjes. 5. Lërini të futen në shtëpi rrezet e diellit Mund të duket e pamundur, por rrezet e diellit mund të ndihmojnë në ngrohjen e shtëpisë edhe në muajt më të ftohtë, kështu që pse të mos përfitoni? Gjatë ditës, duhet t'i mbajmë grilat hapur, veçanërisht në dhomat me pamje nga jugu. Kjo lejon futjen e sa më shumë nxehtësie natyrale që është e mundur dhe na mundëson vendosjen e sistemit të ngrohjes në një temperaturë më të ulët. Një këshillë tjetër: për të maksimizuar kursimin e energjisë duhet të presim çdo degë të pemëve ose shkurreve që i pengojnë rrezet e diellit të bien në dritare. Mbajtja e ngrohjes nën kontroll dhe me efiçiencë tani është më e lehtë se kurrë: zbuloni potencialin e plotë të Ariston NET, sistemit inovativ që ju lejon të kontrolloni parametrat e bolierit dhe të programoni rregullimet e temperaturës nëpërmjet telefonit smart ose kompjuterit. |