Ngrohja dhe efiçenca e energjisë – E VËRTETË apo E GABUAR?

ariston | modified: August 29, 2023

Të gjithë do të donim të kursenim me faturat e ngrohjes dhe tani jemi gjithnjë e më të kujdesshëm në lidhje me çështjet e eficencës së energjisë.

Por a jemi vërtet të sigurt që kemi informacion të besueshëm? Le të zbulojmë së bashku në këtë mini-udhëzues - E VËRTETË apo E GABUAR - disa prej koncepteve më të përhapura në lidhje me ngrohjen: mund të kemi surpriza të mëdha!


Nëse e ngremë temperaturën në termostat, shtëpia ngrohet më shpejt - E GABUAR

Shumë prej nesh e njohin mirë faktin e ardhjes në shtëpi pas një mungese të zgjatur dhe gjetjen e shtëpisë të ftohtë, kështu që ngremë temperaturën në termostat duke shpresuar ta ngrohim shtëpinë më shpejt. Në fakt shpresojmë kot, sepse temperatura më e lartë nuk e rrit shpejtësinë e shpërndarjes së nxehtësisë. Vërtet, sa më e lartë të jetë temperatura, aq më e ngrohtë do të bëhet shtëpia, por koha që duhet nuk ndryshon. Mënyra e vetme për të përshpejtuar procesin e ngrohjes është të përmirësoni izolimin e shtëpisë duke bërë izolimin e çatisë dhe mureve dhe duke instaluar xhama izolues.



Vetëm ndezja e ngrohjes në kohë të caktuara na jep një shtëpi mjaft të ngrohtë dhe kursen energji - E VËRTETË

Ngrohja e shtëpisë kur jemi jashtë është një harxhim i pakuptimtë i energjisë. Për të pasur një shtëpi të ngrohtë dhe më shumë kursim të energjisë, ajo që duhet të bëjmë është të vendosim termostatin të ndezë ngrohjen rreth një orë para se të vijmë në shtëpi. Prandaj, rekomandojmë që të merrni një njësi kontrolli të termorregullimit për të optimizuar funksionimin e sistemit tuaj, siç janë termostatët e programueshëm të dhomave të Aristonit, të cilat ju mundësojnë të arrini komoditetin e dëshiruar termik ndërsa kurseni energji dhe pakësoni emetimet e CO2.



Një pompë nxehtësie është elektrike, pra është një sistem ngrohjeje më i shtrenjtë - E GABUAR

Një pompë nxehtësie përdor energji elektrike për të "transferuar" nxehtësinë nga mjedisi i jashtëm në mjedisin e brendshëm. Është një proces shumë efikas: mesatarisht, 1 kW e hyrjes së energjisë korrespondon me rreth 3.5 kW të prodhimit të energjisë. Pra, është një produkt shumë eficent dhe i efektshëm.



Panelet diellore nuk prodhojnë energji në një ditë me re - E GABUAR

Po mendoni të instaloni panele diellore por keni frikë se mund të mos prodhojnë energji në ditë pa diell? Pa problem: sistemet tona termike diellore me qarkullim të detyruar ofrojnë zgjidhjen ideale për të gjitha llojet e klimës, duke qenë të përdorshëm gjatë gjithë vitit dhe lehtësisht të integrueshëm me një sistem ngrohjeje shtëpiake.