Nëse kemi menduar se termostatet mund të harrohen gjatë verës, është koha për të ndryshuar mendim. Në ambientin që ka një sistem ftohës, është e rëndësishme të vendoset termostati në mënyrë eficente dhe të bëhet kujdes i madh me menaxhimin e temperaturës, në mënyrë që të shmangen efektet kolaterale në shëndetin tuaj dhe konsumi i tepërt i energjisë. Por kjo nuk është gjithçka, sepse edhe uji duhet të mbahet nën kontroll, kështu që kemi këtu disa këshilla praktike... **** 1. Shmangni temperaturat jashtëzakonisht të ulëta Në përgjithësi, temperatura optimale në ambientin e brendshëm gjatë verës është midis 26° dhe 28° C. Zgjedhjet varen përfundimisht nga perceptimi i individit për nxehtësinë, por vlen të kujtohet edhe nëse është nxehtë, një temperaturë shumë e ulët mund të shkaktojë një ndryshim të madh midis ambientit brenda dhe jashtë dhe mund të bëjë të kemi një problem shëndetësor. Për të mos përmendur faktin se sa më të ulët ta vendosim temperaturën, aq më shumë energji do të konsumojë kondicioneri, që do të thotë fatura më të larta. 2. Rriteni temperaturën natën Temperaturat jashtë shtëpisë bien gjatë natës, ndërkohë që trupi ynë nxehet. Kjo është arsyeja pse mund të jetë e dobishme të vendoset termostati, midis orës 22 të darkës dhe orës 6 të mëngjesit, në një temperaturë më të lartë sesa temperatura gjatë ditës. 3. Vendoseni kondicionerin në minimum kur dilni nga shtëpia Nëse gjatë ditës jemi jashtë shtëpisë për një kohë të gjatë, këshillohet që termostati të vendoset në një temperaturë më të lartë, me kondicionerin në minimum. Pastaj mund ta komandoni paraprakisht që të ndizet vetvetiu pak para se të ktheheni në shtëpi, duke marrë kështu komoditet maksimal termik pa konsum të tepërt të energjisë. Me termostatet e reja Ariston do të jeni në gjendje të kontrolloni temperaturën në distancë, përmes telefonit inteligjent ose kompjuterit, aplikimit ARISTON NET, që është i lidhur me kaldajën, kudo që të jeni. 4. Ulni temperaturën e ujit të ngrohtë në shtëpi Duke ditur temperaturën e lartë në verë, mund të jetë e këndshme - si dhe freskuese - të bëni një dush me ujë të freskët ose të vakët. Meqenëse shumica e termostatëve modernë na mundësojnë edhe rregullimin e temperaturave të ujit të ngrohtë në shtëpi, rekomandojmë ta vendosni temperaturën në 37° - 39° C për të pasur menaxhim optimal përsa i takon eficencës. |